Grupi letrar “LEXO” Grupi letrar “Lexo”, ka filluar së funksionuari nga prilli i vitit 2021, në kuadër të shkollës fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë, i themeluar nga arsimtari i gjuhës angleze Fitim Nuhiu, i cili aktualisht punon në këtë shkollë. Ky grup fillimisht u rrit në bashkëpunim me nxënësit e klasave të katërta. Grupi letrar, ka pasur aktivitete të ndryshme si në shkollë ashtu edhe jashtë saj, duke bashkëpunuar edhe me organizata të ndryshme të vendit duke marrë pjesë nëpër aktivitete të ndryshme të përbashkëta. Gjithashtu, ka sjellur shkrimtarë për fëmijë dhe të rritur në takimet e tyre që të diskutojnë me nxënësit për librat e tyre, për krijimet letrare, etj. Nxënësit e këtij grupi kanë fituar çmime poezish, kanë promovuar libra letrar, etj. Grupi letrar ka organizuar programe të ndryshme kulturore dhe edukative brenda dhe jashtë shkollës sonë. Vlen të përmendet se në prill të vitit 2022, grupi letrar "Lexo", aktivitetet e tyre i ka kurorëzuar me botimin e librit “Urat e Shpresës”, libër me poezi dhe tregime nga nxënësit e këtij grupi letrar. Në maj të vitit 2023, grupi letrar “ Lexo” ka botuar edhe librin e dytë “Edhe Lugina ka bilbilat e saj”, libër me përmbledhje poezish të nxënësve të shkollës sonë, si edhe të nxënësve të shkollave nga rrethina e Preshevës. Grupi letrar funskionon në dy cikle, cikli i klasave të ulëta (klasa e III dhe IV-të) dhe cikli i klasave të larta. Takimet mbahen çdo tre javë, ku nxënësit marrin leksione letrare, interpretojnë poezi autoriale ose të autorëve tjerë dhe diskutojnë në mënyrë interaktive për librin e zgjedhur që kanë lexuar paraprakisht, të caktuar për moshën e tyre përkatëse.