Njoftim me rëndësi për nxënësit e klasës së VIII dhe prindërit
Të nderuar nxënës dhe prindër,Në bazë të Rregullores mbi kalendarin e punës për vitin shkollor 2024/25, Ministria e Arsimit organizon **Testin Provues** për nxënësit e klasës së VIII.
Testi do të mbahet në shkollën fillore "Prof. Ibrahim Kelmendi", në Preshevë.
Testi zhvillohet për dy ditë sipas këtij orari:
Dita e parë – E premte, 25 prill 2025- Lënda: Matematikë - Ora e fillimit: 12:00 -
Nxënësit duhet të jenë në shkollë në ora 11:00
Dita e dytë – E shtunë, 26 prill 2025- Lënda: Gjuhë shqipe – Fillon në ora 9:00 -
Lënda e zgjedhur (njëra nga: Biologji, Gjeografi, Histori, Fizikë ose Kimi) – Fillon në ora 12:00 -
Nxënësit duhet të jenë në shkollë në ora 8:00
Udhëzime të rëndësishme: Të gjithë nxënësit janë të obliguartë marrin me vete:
-Librezën me fotografi të verifikuar
- Shifrën përkatëse të shënuar në librezë
- Laps grafik dhe gomë Për testin e matematikës kërkohet edhe:
- Vizore- Trekëndësh- Kompas
Nuk lejohet përdorimi i lapsit kimik me ngjyra të tjera përveç ngjyrës së kaltër.
Ndalohet rreptësisht përdorimi i:
- Pajisjeve të mençura (telefon, kalkulator, etj.)
- Fletoreve, fletëve të bardha apo çdo material tjetër ndihmës jashtë atyre të lejuarve.
Gjatë provimit ndalohet:
- Biseda me shokët/shoqet
- Largimi nga salla gjatë 45 minutave të para dhe 15 minutave të fundit të testit
Nxënësit që nuk respektojnë rregullat mund të largohen nga provimi dhe do të marrin 0 pikëpër atë test. Çdo test përmban 20 detyra për zgjidhje.
Emrat e nxënësve do të jenë të vendosur në hyrje të çdo salle ku mbahet provimi.
Kontrolluesit janë mësimdhënësit e lëndëve përkatëse.
Drejtoria e shkollës fillore "Prof. Ibrahim Kelmendi" ju uron shumë sukses në testin provues!
Preshevë, 23.04.2025
Drejtore: Fitore Sahiti